Dispozita për atë që sheh gjak në rrobat e tij gjatë namazit
Pyetja:
U fala si imam me njerëzit dhe pashë gjak në rrobën time. Cila është dispozita e namazit tim? Dhe cila është dispozita e namazit të xhematit?
Përgjigjja:
Nëse gjaku që gjendet në rrobën tënde është i pakët, atëherë ai tolerohet.
E nëse është i shumtë dhe ti nuk ke ditur për të veçse pas namazit, atëherë namazi yt dhe namazi i atyre që u falën pas teje është i saktë. Mirëpo, obligohesh ta lash atë për namazet e ardhshme.
E nëse ke ditur për të gjatë namazit dhe ke mundësi ta heqësh rrobën në të cilën gjendet gjaku, atëherë e heq atë dhe vazhdon namazin, ashtu siç veproi Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem me nallanet e tij.
E nëse nuk ke mundësi ta heqësh, atëherë largohesh nga namazi, cakton dikë tjetër që ta plotësojë namazin me xhematin, e lan atë rrobë, pastaj e fillon namazin prej fillimit (përsërit).
(Lexhnetu Daime, Nr. 18433)
Përktheu: Besim Gjelaj