Gjykimi i namazit të gruas nëse i është zbuluar flokët dhe ajo nuk e ka kuptuar veçse pas namazit

Pyetja:

Dëgjuesja M. M. M. kërkon përgjigje nga shkelqësia juaj dhe thotë:

Nëse jam duke u falur dhe pasi ta përfundoj namazin, për shembull namazin e drekës, e kuptoj se një pjesë e flokëve të mi ka qenë e zbuluar, a duhet ta përsëris namazin apo t’i përsëris vetëm dy rekatet e fundit, gjatë të cilave e kuptova se flokët e mi ishin të zbuluara? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigjja:

Kjo çështje ka hollësi. Nëse ajo që është zbuluar ka qenë diçka e vogël dhe ti nuk ke pasur dijeni për të derisa e ke përfunduar namazin, atëherë nuk detyrohesh me asgjë dhe namazi yt është i saktë.

Por, nëse ajo që është zbuluar ka qenë diçka e madhe, atëherë më mirë për ty është që ta përsërisësh namazin.

Pyetja:

Pyetësja, motra Umu Muhamed nga rajoni i Xhizanit, thotë:

E fala namazin e drekës dhe gjatë sexhdes djali im ma zbuloi të gjithë kokën, duke e tërhequr mbulesën (shaminë) me të cilin falesha. E mora shpejt mbulesën (shaminë) dhe e vendosa mbi kokë, pastaj e vazhdova namazin. A është namazi im i saktë?

Përgjigjja:

Po, nëse e ke marrë mbulesën shpejt, nuk ka problem. Namazi yt është i saktë, falënderimi i takon Allahut.

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!

(Fetaua Nurun ala Dërb, 7/268)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button