Të drejtat e shokëve!

Diçka vërtet e çuditshme: Të drejtat e shokëve!
Dëgjoni, Allahu ju ruajttë, dhe po e them shkurtimisht:
Të bësh dua për të pas vdekjes së tij është prej të drejtave të shokëve.
Shumë prej shokëve janë goditur nga një fatkeqësi e madhe me vdekjen e një shoku të tyre. Ky shok i vdekur tani është në nevojën më të madhe për ty.


Mos i harro ditët e bukura që i ke kaluar me të. Mos i harro ato udhëtime të bukura, mos i harro ato shëtitje, mos i harro ato shaka, mos i harro ato të qeshura, mos e harro dhuratën që ta ka dhuruar.
Tani, i shkreti, është në nevojën më të madhe për duanë tënde; sepse tani është koha e llogarisë dhe jo e veprës.

Shejh Muhamed ibën AbdulUehab elAkil, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button