Sëmundja e lakmisë ndaj asaj që u është dhënë të tjerëve

“Disa njerëz shpesh e lakmojnë atë që gjendet në duart e të tjerëve. Sheh se Zejdi ka fituar një vend pune, sheh se Amri ka fituar në tregtinë e tij, ndërsa një i tretë ka siguruar një punë që ai vetë nuk ka mundur ta sigurojë. Kur merr vesh për një gjë të tillë, së paku e gjen veten duke menduar për atë fitim që ka arritur tjetri.

Kjo është dëshmi se zemra e tij nuk është e pastër. Nëse kjo shkon edhe më tej, duke u përpjekur t’ia largojë begatinë tjetrit, atëherë ai ka hyrë në një derë të madhe prej dyerve të mëkatit. E nëse, Allahu na ruajttë, përpiqet ta bëjë këtë përmes një mënyre të ndaluar, atëherë kjo është edhe më e rëndë, dhe kjo ka shkallë të ndryshme.”


Shejh AbdusSelam eshShuuejir, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Back to top button