Allahu e ruan robin e sinqertë nga mëkatet!

Hafidh Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Allahu i Lartësuar e ruan fenë e besimtarit dhe vendos pengesa ndërmjet tij dhe asaj që mund t’ia dëmtojë fenë, përmes shkaqeve të cilat robi mund të mos i vërejë fare, madje disa prej tyre mund edhe t’i urrejë.

Kjo ngjan me mënyrën se si Allahu e ruajti Jusufin alejhi selam, Allahu i Lartësuar thotë: كَذَٰلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ ۚ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ

“Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë.” (Jusuf 24).

Prandaj, kush është i sinqertë me Allahun, Allahu e shpëton atë nga e keqja dhe imoraliteti, e ruan prej tyre në mënyra që ai nuk i ndien dhe e pengon nga shkaqet e mëkateve shkatërruese.

Sikurse ka thënë Ma’ruf el-Kerhiju kur pa disa të rinj që po përgatiteshin të dilnin në luftë në një kohë fitneje:

O Allah, ruaji ata!

Dikush i tha:

A po lutesh për këta?!

Ai tha:

Nëse Allahu i ruan ata, ata nuk do të dalin drejt asaj që kanë synuar.”

(Mexh’mu’urr-Rresail, 2/127)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button