Kur zemra lidhet me Allahun…
“Rregullimi i brendësisë (i zemrës) arrihet me sinqeritet të vërtetë në përkushtimin ndaj Allahut të Plotfuqishëm, në mënyrë që njeriu të mos merakoset për krijesat: a e lavdërojnë apo e qortojnë, a i sjellin dobi apo e dëmtojnë.
Zemra e tij të jetë e lidhur me Allahun në adhurim, përulje, dashuri dhe madhërim. Gjithashtu, zemra e tij të jetë e lidhur me Allahun duke besuar se Ai është Rregulluesi dhe Drejtuesi i çdo çështjeje. Ai e di se ajo që e ka goditur nuk mund ta kishte shmangur, ndërsa ajo që nuk e ka goditur nuk mund ta kishte goditur. Dhe është i kënaqur me atë që Allahu i ka caktuar.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Likaul-Babil-Meftuh, 11)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.