Kush i turpëron muslimanët, Allahu do ta turpërojë

Shejh Salih el-Feuzani, Allahu e ruajttë, thotë:

“Ai që përpiqet ta turpërojë një musliman dhe t’ia zbulojë të metat vëllait të tij musliman, Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm do ta turpërojë atë para krijesave të Tij. Nuk kemi parë askënd që ka cenuar nderin e dijetarëve dhe të besimtarëve, veçse Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruari, e ka poshtëruar, ka hedhur mbi të nënçmim e përbuzje dhe ka bërë që besimtarët ta urrejnë. Ata e urrejnë dhe nuk e pranojnë kurrë, madje kjo është si ndëshkim prej Allahut të Lartësuari dhe të Madhëruar.

Edhe nëse të arrin ndonjë lajm se një dijetar prej dijetarëve të muslimanëve ka gabuar dhe ai lajm të përcillet tek ti, mos e prano. Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar thotë: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ جَاءَكُمْ فَاسِقٌ بِنَبَإٍ فَتَبَيَّنُوا أَنْ تُصِيبُوا قَوْمًا بِجَهَالَةٍ

“O ju që keni besuar! Në qoftë se një njeri i lig e i poshtër ju vjen juve me ndonjë lajm, sqarojeni e bëjeni të qartë, që të mos dëmtoni njerëzit nga padija…” (Huxhurat 6).

Nëse dikush të thotë ose dëgjon në një tubim (mexhlis) diçka për dijetarët, apo për ndonjë dijetar, se ai bën këtë apo atë, ose se ka rënë në këtë apo atë gabim, mos e prano atë lajm; sepse ai është lajm i një njeriu të lig (gjynahqarë), madje përgojuesi është njeri fasik.

Madje, edhe nëse ky transmetim është i saktë, detyra jote është ta mbulosh të metën e vëllait tënd dhe të mos përhapësh gjërat e shëmtuara e të këqija mes muslimanëve. Allahu i Lartësuar thotë: إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَنْ تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini.” (Nur 19).

(Muhadaratun fil-Akideti ued-daveti 1/865)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button