Prej shenjave të dijes së dobishme:

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Shikoje gjendjen tënde dhe pyete veten se sa ke nga shenjat e dijes së dobishme, të cilat janë:

  1. Të vepruarit sipas saj.
  2. Mospëlqimi i tezkijeve, lëvdatave dhe mendjemadhësisë ndaj njerëzve.
  3. Shtimi i përulësisë sate sa herë që shtohet dija jote.
  4. Largimi nga dashuria për udhëheqje, famë dhe kësaj botë.
  5. Braktisja e pretendimit të dijes.
  6. Të kesh mendim të keq për veten dhe mendim të mirë për njerëzit, duke u ruajtur nga cenimi i nderit të tyre.”

(Sher’h Hiljeti Talibil-ilm f.253)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button