Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë, thotë:
“Qëllimi nga çdo kërkues i dijes nuk është patjetër që të bëhet dijetar. Qëllimi i kërkimit të dijes është që:
• ta largosh injorancën nga vetja jote;
• ta adhurosh Allahun e Plotfuqishëm me adhurime të sakta;
• akidja jote të jetë e drejtë, në mënyrë që të paraqitesh para Allahut të Plotfuqishëm me zemër të pastër (nga gjynahet).
Allahu i Lartësuar thotë: ﻳَـﻮْﻡَ ﻟَﺎ ﻳَﻨـﻔَﻊُ ﻣَـﺎﻝٌ ﻭَﻟَﺎ ﺑَﻨُـﻮﻥَ ﺇِﻟَّﺎ ﻣَـﻦْ ﺃَﺗَـﻰ ﺍﻟﻠَّﻪَ ﺑِﻘَـﻠْﺐٍ ﺳَـﻠِﻴﻢٍ
“Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Shuara 88–89)
Zemër e pastër nga dyshimet, dhe e pastër nga miratimi i epsheve.
Kjo është prej dobive të dijes: që ta largosh injorancën nga vetja jote.”
(Ligjërata me titullin: El-Uesaja el-Ashru lil-Istifadeti mined-Durusi el-‘Ilmijjeti)
Përktheu: Besim Gjelaj