Shpjegimi i fjalës së Allahut të Lartësuar: لَيۡلَةُ ٱلۡقَدۡرِ خَيۡرٞ مِّنۡ أَلۡفِ شَهۡرٖ “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj” (Kadr 3).

Pyetja: Allahu ju begatoftë. Dëgjuesi nga Fakulteti i Inxhinierisë, Universiteti i Bagdadit, Feiz Ferexh AbduRrezak, thotë: Në ajetin fisnik: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”, nuk e kuptoj si mund të jetë një natë më e mirë se një mijë muaj. Ju lutem na sqaroni këtë kuptim?

Përgjigjja: Shpjegimi i fjalës së Allahut të Lartësuar dhe të Madhëruar:

لَيۡلَةُ ٱلۡقَدۡرِ خَيۡرٞ مِّنۡ أَلۡفِ شَهۡرٖ
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”
(Kadr 3),

është se Allahu, nga mirësia dhe bujaria e Tij, e ka bërë këtë natë, për nga vlera dhe shpërblimi i madh i veprave në të, më të mirë se një mijë muaj.

Kuptimi është: Nëse një njeri bën vepra të mira për një mijë muaj në të cilët nuk ka Natë Kadri, atëherë (vetëm) Nata e Kadrit është më e mirë se ato, për shkak të shpërblimit të madh, mirësisë dhe bereqetit që gjenden në të.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb, Nr. 154)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button