Përfundimi i keq i njeriut!
Përfundimi i keq i njeriut!
elHafidh Abdul-Hakk el-Ishbili, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Dije se përfundimi i keq i njeriut, Allahu na ruajttë prej tij, ka shkaqe dhe rrugë, dhe ka disa porta që çojnë drejt tij. Më kryesoret janë: përkushtimi ndaj kësaj bote, shmangia nga bota tjetër, dhe vërsulja me guxim në mëkate ndaj Allahut të Plotfuqishëm.
Ndonjëherë, një mëkat i vogël, një shkelje, një anashkalim apo një guxim i pajustifikuar pushtojnë zemrën e njeriut, tejkalojnë arsyen e tij, shuajnë dritën e shpirtit dhe vendosin mbulesa mbi të. Në këtë gjendje, as këshilla nuk e ndihmon, as kujtimi nuk e zgjon.
Dhe ndonjëherë, vdekja e gjen njeriun në këtë gjendje; ai dëgjon thirrjen për llogari nga larg, por nuk kupton kuptimin e saj dhe nuk di çfarë kërkohet prej tij, edhe nëse thirrësi e përsërit thirrjen.”
(elAkibetu fi Dhikril-Meuti 1/178)
Përktheu: Besim Gjelaj