Në momentin e vdekjes, njeriut nuk i përkujtohet tjetër fjalë përveç: La ilahe il-lAllah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut).”

“Qëllimi është vetëm të thuhet La ilahe il-lAllah, pa shtuar Muhammedun Resulullah (Muhamedi është i Dërguari i Allahut), sepse kështu ka ardhur teksti i qartë në hadithe. Edhe pse ‘Muhammedun Resulullah’ është pjesë e plotësimit të dëshmisë, ajo nuk thuhet në çastin e vdekjes.

Kjo për dy arsye:

E para: Sepse bie ndesh me sunetin;
E dyta: Që zemra e njeriut që është në agoni të vdekjes të përqendrohet tërësisht në adhurimin e Allahut të Vetëm, pa shok.

Prandaj, në çastet e fundit të jetës, njeriut i përkujtohet vetëm dëshmia e Teuhidit: La ilahe il-lAllah.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë,
(El-Huda uen-Nur 361)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button