Ata janë një popull që kush ulet me ta, nuk del i humbur!

Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Vërtet Allahu ka engjëj që qarkullojnë nëpër rrugë, duke kërkuar njerëzit e dhikrit. Kur gjejnë një grup njerëzish që e përmendin Allahun, ata thërrasin:
“Ejani tek ajo që po kërkoni!”
Pastaj i rrethojnë me krahët e tyre derisa mbushin hapësirën mes tyre dhe qiellit të kësaj bote.
Pastaj Zoti i tyre i pyet, edhe pse Ai di më së miri për ta:
“Çfarë thonë robërit e Mi?”
Ata thonë:
“Të madhërojnë Ty, të lartësojnë, të falënderojnë dhe të lavdërojnë.”
Ai thotë:
“A Më kanë parë?”
Ata thonë:
“Jo, pasha Allahun, nuk Të kanë parë.”
Ai thotë:
“E si do të ishte sikur të Më kishin parë?”
Ata thonë:
“Sikur të Të kishin parë, do të ishin edhe më të përkushtuar në adhurimin ndaj Teje, do të Të madhëronin e lavdëronin edhe më shumë dhe do të bënin më shumë tesbih.”
Ai thotë:
“Çfarë kërkojnë prej Meje?”
Ata thonë:
“Të kërkojnë Xhenetin.”
Ai thotë:
“A e kanë parë atë?”
Ata thonë:
“Jo, pasha Allahun, o Zot, nuk e kanë parë.”
Ai thotë:
“E si do të ishte sikur ta kishin parë?”
Ata thonë:
“Sikur ta kishin parë, do të ishin edhe më të etur për të, do ta kërkonin edhe më me ngulm dhe do të kishin dëshirë edhe më të madhe për të.”
Ai thotë:
“Prej çfarë kërkojnë mbrojtje?”
Ata thonë:
“Prej Zjarrit (Xhehenemit).”

“Sikur ta kishin parë, do të iknin edhe më shumë prej tij dhe do të kishin frikë edhe më të madhe prej tij.”
Atëherë Ai thotë:
“Ju bëj dëshmitarë se Unë i kam falur ata.”
Një engjëll prej engjëjve thotë:
“Mes tyre është filani, i cili nuk është prej tyre; ai ka ardhur vetëm për ndonjë nevojë.”
Allahu thotë:
“Ata janë një popull që kush ulet me ta, nuk del i humbur.”
(Buhariu 6408; Muslimi 2689)
-Njëherë, Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, po mbante mësimin e tij dhe vuri re se njëri prej të pranishmëve ishte i shpërqendruar. Atij i tha:
Ti, përsërit atë që thashë.
Ai u përgjigj:
Nuk e di.
Shejhu i tha:
Atëherë pse merr pjesë në mësim?
Ai tha:
Sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

Atëherë shejhu, Allahu e mëshiroftë, qau dhe tha:
“Ne deshëm ta mësojmë atë, por mësuam prej tij.”
Përktheu: Besim Gjelaj