Thuajeni sa më shpesh fjalën ‘La ilahe il-lAllah’!

Thuajeni sa më shpesh fjalën ‘La ilahe il-lAllah’!

Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë, thotë:

“Ka prej njerëzve që shejtani i mashtron dhe i largon nga thënia ‘La ilahe il-lAllah’, kështu që ata e thonë këtë fjalë rrallë ose shumë pak. Nuk e përmendin Allahun shpesh, megjithëse kjo fjalë është shumë e rëndë (e vlefshme) në peshoren e veprave. Ajo është një fjalë madhështore, por pak prej njerëzve i kushtojnë vëmendje dhe e përjetojnë kuptimin e saj, që e përkujtojnë dhe e shqiptojnë vazhdimisht këtë fjalë, duke e bërë gjuhën e tyre të lidhur me të dhe duke e përsëritur shpesh, përveç atyre që Allahu, i Lartësuar dhe i Madhëruar, u jep sukses për këtë!”

| Tefsir Kelimetu Teuhid, f. 77 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button