Sprova më e madhe e umetit

Sprova më e madhe e umetit është vet vdekja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Kur dikush prej jush goditet me ndonjë sprovë, le ta kujtojë sprovën e tij për vdekjen time (dmth; që është sprovuar me vdekjen time), sepse kjo është sprova më e madhe!”

| Sahihul-Xhamius-Sagir 347 |.

Po ashtu, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Nuk ndodh që një musliman të goditet me ndonjë sprovë dhe thotë:

{إنا لله وإنا إليه راجعون}،[البقرة:156]

اللهم أجرني في مصيبتي، وأخلف لي خيرا منها

Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi! O Allahu im me shpërble për sprovën time dhe ma zhdëmto me diçka më të mirë se kjo, veçse do ta shpërblej Allahu për sprovën e tij dhe do ta zhdëmtoj me diçka më të mirë se ajo”.

| Muslimi |.

Enesi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Ditën kur hyri Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Medine është ndriçuar çdo gjë prej saj. Kurse, ditën kur ka ndërruar jetë ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është errësuar çdo gjë e saj!”

| Sahih Ibën Maxhe 1631 |.

Një poet ka thënë:

“Duroni në secilën sprovë dhe bëhuni të fortë…Si dhe ta dini se njeriu nuk është përgjithmonë”.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi he sel-lem u lind jetim, i vdiq nëna, mbeti tek gjyshi, u kujdes axha për të, djemtë nuk i jetuan, vajzat i vdiqën para tij, më përjashtim të Fatimes, ndërroi jetë edhe vet sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shumë herë ishte i uritur, edhe pse ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte pejgamber shumë ishte sprovuar!”

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button