Si vepron ai që ka një plagë në ndonjë nga gjymtyrët që lahen gjatë abdesit apo guslit?
Nëse dikush ka një plagë në një nga pjesët e trupit që përfshihen në abdes apo gusël, atëherë gjendja e tij ndahet në katër raste:
Rasti i parë: Plaga është e zbuluar dhe nuk i shkakton dëm larja – në këtë rast, është obligim ta lajë, nëse ndodhet në pjesët që duhen larë.
Rasti i dytë: Plaga është e zbuluar dhe larja e dëmton, por fshirja jo – në këtë rast, është obligim vetëm ta fshijë me dorë të lagur, pa e larë.
Rasti i tretë: Plaga është e zbuluar dhe i shkakton dëm si larja ashtu edhe fshirja – në këtë rast, ai bën tejemmum.
Rasti i katërt: Plaga është e mbuluar me fashë ose me ngjitës (leukoplast) dhe ka nevojë për atë mbulim – në këtë rast, mjafton ta fshijë sipër mbulesës, dhe kjo e zëvendëson larjen. Nuk ka nevojë të bëjë tejemmum.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Mexh’mu’ Fetawa ue Resail 11/121)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.