Pluhuri nuk është kusht për tejemum
“Tejemumi me dhé nuk kërkon që të ketë pluhur, sipas mendimit më të saktë. Kjo për shkak se Allahu i Lartësuar thotë:
فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا
“…dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhé të pastër.” (Nisa 43).
Ky është një tekst i përgjithshëm, që përfshin të gjitha rrethanat. Dihet se udhëtarët mund të gjenden në vende me rërë, ku nuk ka pluhur. Po ashtu, mund të ndodhen në kohë shiu dhe kur toka është e lagësht, kështu që nuk ka pluhur. Prandaj, mendimi i saktë është se pluhuri nuk është kusht për tejemum.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Fetaua Nurun ala Dërb, 5/476)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.
Shënim: Si bëhet tejemumi:
- Thuhet “Bismilah”.
- Bëhet nijeti për tejemum me zemër
- Preket me të dyja duart tokë e pastër.
- Fshihen fytyra dhe duart.
- Tejemumi bëhet në vend të abdesit ose guslit kur nuk mund të përdoret uji.