A është legjitime leximi i lutjes
A është legjitime leximi i lutjes hyrëse në fillim të çdo dy rekateve të namazit të Taravisë?!
Pyetja:
Namazi nafile siç është namazi i Taravisë, për çdo dy rekate thuhet lutja e hyrjes apo mjafton lutja në fillim të namazit?
Përgjigja:
Jo nuk mjafton lutja e hyrjes në fillim të namazit të Taravisë në rekatin e parë për gjithë namazin e Taravisë. Porse është legjitime në fillim të çdo dy rekateve, ashtu siç veprohet në namaze farz. Sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e thoshte lutjen hyrëse në namazin e natës, e namazi i natës është namaz nafile, në parim namazet nafile dhe farz janë të barabartë me përjashtim aty ku e veçon argumenti, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Faluni ashtu siç me shihni duke u falur” e me namazin e Taravisë bashkëngjitet çdo namaz nafile, siç janë sunetet e rregullta ditore, namazi i Duhasë dhe të tjera.
Mirëpo, nëse imami fillon të lexojë me zë para së xhemati të thonë lutjen e hyrjes, atëherë xhemati duhet të heshtin dhe nuk e lexojnë lutjen hyrëse, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: وإذا قرئ القرآن فاستمعوا له وأنصتوا لعلكم ترحمون
“Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë”.
| ‘Araf 204 |.
Si dhe në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë është caktuar imami për ta pasuar me të namazin, prandaj mos e kundërshtoni atë, nëse thotë Allahu Ekber thuani edhe ju” derisa ka thënë: “E kur lexon Kur’anin, atëherë heshtni!”
Nga Allahu vjen suksesi, ue salAllahu ala nebijuna Muhamed ue elihi ue sahbihi me selem!
| Fetawa Nr. 19383; 5/314 |.
Komisioni përhershëm për fetva:
Kryetar: Abdul-Aziz ibën Baz;
Zëvendës kryetar: Abdul-Aziz Alu Shejh;
Anëtar: Salih elFeuzan;
Anëtar: Beker Ebu Zejd.
Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaSubjects.aspx?languagename=ar&View=Page&HajjEntryID=0&HajjEntryName=&RamadanEntryID=0&RamadanEntryName=&NodeID=681&PageID=12022&SectionID=3&SubjectPageTitlesID=33902&MarkIndex=6&0
Përktheu: Besim Gjelaj