Mos thuaj Ramadan Kerim

Mos thuaj: Ramadan Kerim, por thuaj: Ramadan Mubarek!

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ju erdhi Ramazani, muaji i begatshëm (Mubarek). Allahu i Plotfuqishëm ua bëri obligim agjërimin e tij”

(Sahihun-Nesaiu).

Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kjo fjalë: “Ramadan Kerim” nuk është e saktë, por thuhet: 

“Ramadan Mubarek”, si dhe të ngjashme me këtë. Sepse Ramazani nuk është ai që dhuron e që për këtë arsye të konsiderohet Kerim, mirëpo Allahu i Lartësuar, është Ai i Cili e ka veçuar dhe e ka bërë muaj të veçantë, si dhe e ka bërë periudhë për të përmbushur një shtyllë prej shtyllave të Islamit”.

(Mexh’mu-ul-Fetawa 20/94)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button