Xher’hi dhe taʿdili janë përgjegjësi!
Shejh AbdusSelam el-Burxhis, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Prej gjërave për të cilat nuk ka dyshim është se dijetarët, Allahu i mëshiroftë, janë unanimisht të pajtuar se lavdërimi i atij që nuk është i denjë për lavdërim dhe kritikimi (xher’hi) i atij që nuk është i denjë për kritikim është tradhti ndaj umetit.
Kjo për shkak të dëmeve të mëdha që rrjedhin në çështjet e fesë dhe të dynjasë nga ky xher’h i pavlefshëm dhe ky taʿdil i pavlefshëm.
Prandaj, selefët, Allahu i mëshiroftë, ishin në kulmin e maturisë dhe devotshmërisë kur flisnin për këto çështje, për shkak se e dinin përgjegjësinë që do t’i rëndonte nëse flisnin pa drejtësi dhe pa dije.
Për këtë arsye, i sheh se nuk i nxirrnin gjykimet e tyre veçse pas kujdesit, konsultimit dhe shqyrtimit; dhe para gjithë kësaj, duke pasur parasysh mbikëqyrjen e Allahut të Plotfuqishëm dhe qëndrimin para Tij.”
(El-Xher’h uet-Taʿdil indes-Selef, f. 21)
Përktheu: Besim Gjelaj