Rregulli: “Ai që është vërtetuar me bindje se është selefij, nuk del prej saj përveçse me bindje.”

Pyetja:

Disa njerëz thonë: “Ai që është vërtetuar me bindje se është selefij, nuk del prej saj përveçse me bindje.” A është e saktë kjo rregull? Dhe kur gjykohet për një person se nuk është selefij?

Përgjigjja:

Rregulli që thotë: “Ai që është vërtetuar me bindje se është selefij, nuk del prej saj përveçse me bindje”, nga ajo që më duket mua, është i saktë. Ashtu siç muslimani nuk del nga Islami dhe nuk kalon në kufër, përveçse me një bindje që vërteton daljen e tij nga Islami, po kështu edhe selefiu, për selefizmin e të cilit kanë dëshmuar njerëz të besueshëm dhe për të cilin janë bindur, nuk i lejohet askujt ta nxjerrë prej selefizmit dhe ta fusë në radhët e ithtarëve të epsheve, përveçse me bindje ose me prova e fakte që dëshmojnë kundër tij.

Siç ka thënë Ebu Umer el-Euzaiu, Allahu e mëshiroftë: “Kush na e fsheh bidatin e tij, nuk mund të na e fshehë shoqërinë e tij.”

Dhe një person gjykohet se nuk është selefij atëherë kur ai zgjedh për vete një metodologji tjetër, jo metodologjinë e Ehlu Sunetit dhe Xhematit; pastaj fillon të ecë sipas saj, e shfaq haptazi armiqësinë ndaj Ehlu Sunetit, e bashkon zërin e tij me zërat e ithtarëve të bidateve, i përkrah metodologjitë e tyre dhe i promovon ato.

Shejh Zejd elMed’halij, Allahu e mëshiroftë!

(El-Exh’uibetul-Etherijje, f. 85–86)

Përktheu: Besim Gjelaj

Related Articles

Back to top button