Kush i shkakton tërmetet? Përse ndodhin?

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Kush i shkakton tërmetet? Përse ndodhin? Si dhe cilat janë detyrimet e muslimanëve ndaj njërit tjetrit në rastet e tilla!

Duke pas parasysh se disa njerëz çështjen e tërmeteve ia referojnë teknologjisë të ashtuquajtur Harp, e pash të arsyeshme ta bëjë një sqarim të shkurtër:

E para:

Allahu i Plotfuqishë i shkakton! Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Ditur për atë që e cakton, ashtu siç është i Urtë dhe i Ditur për atë që e ka bërë legjitime dhe ka urdhëruar me të. Allahu i Lartësuar krijon çfarë të do nga fenomenet, i përcakton ato si masë frike ndaj robërve të Vet, me qëllim përkujtimi për hakun e tyre ndaj Allahut, si dhe me qëllim paralajmërimi nga shirku ndaj Tij, nga mëkatet dhe nga kryerja e veprave që i ka ndaluar Ai.

Allahu i Lartësuar thotë: وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلا تَخْوِيفًا “E mrekullitë (ose fenomenet natyrorë që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim (që të marrin mësim)”.

| Isra 59 |.

Poashtu thotë:
سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetën e tyre deri që t’u bëhët e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”

| Fusilet 53 |.

Poashtu thotë:
قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ “Thuaj: Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënimin prej së larti ose prej së poshtmi nën këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin…”

| Enam 65 |.

E dyta:

Arsyeje perse ndodhin?! Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Veçse i jep leje Allahu i Lartësuar tokës ndonjëherë që të marr frymë, kështu që si rrjedhojë ndodhin tërmetet të mëdha (të fuqishme); dhe kjo ndikon që ata të kenë frik, frikpërulje, që të pendohen, t’i braktisin mëkatet, kërkojnë strehim tek Allahu i Lartësuar dhe t’i bien pishman!”

| Miftahu Derus-Seadeh 1/221 |.

E treta:

Kur ndodhin duhet ta ndihmojmë njeri-tjetrin! Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i gjendet vëllait të vet kur ka nevojë, Allahu do T’i gjendet atij kur ka nevojë”.

| Buhariu me Nr 2262; Muslimi me Nr. 4677; Mutefekun alejhi |.

Poashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush e liron muslimanin nga një brengë prej brengave të dynjasë, Allahu do ta lirojë nga një brengë nga brengat e ditës së Kiametit; kush ia lehtëson një gjë atij që ka vështirësi, Allahu do t’ia lehtësoj atij vështirësitë në dynja dhe ahiret; kush ia mbulon një të metë myslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metën atij në dynja dhe ahiret; Allahu është në ndihmë ndaj robit të Vet, përderisa robi është në ndihmë ndaj vëllait të vet.”

| Muslimi me Nr. 4867; Tirmidhiu me Nr. 1853|.

Gjithashtu edhe hadithet në këtë tematikë janë të shumta.

E katërta:

Kur ndodhin tërmetet duhet nxituar kah Allahu me pendim dhe kërkim falje! Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Obligim në rastin kur ndodh tërmeti apo diç tjetër nga fenomenet, siç është nxënia e diellit dhe erërave të fuqishme, është pendimi tek Allahu i Lartësuar, duke kërkuar strehim tek Ai dhe duke kërkuar shpëtim.

Poashtu, duke e shtuar përmendjen e Tij, siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për nxënien e diellit: “Kur ta shihni këtë, nxitoni për ta përkujtuar Allahun, lutuni Atij dhe kërkoni falje prej Tij.”

| Buhariu me Nr. 999, Muslimi me Nr. 1518 |.

Gjithashtu, është e pëlqyer të mëshirohen të varfrit dhe të mjerët, t’ju jepet lëmoshë, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Mëshironi të tjerët, që të mëshiroheni.”

| Ahmedi në Musned elMukthirinë me Nr. 6255 |.

Poashtu: “Mëshiruesit i mëshiron Mëshiruesi (Allahu), mëshironi ata që janë në tokë, do t’ju mëshiron Ai që është mbi qiell.”

| Tirmidhiu me Nr. 1847 |.

Poashtu: “Kush nuk i mëshiron të tjerët, nuk do të mëshirohet.”

| Buhariu me Nr. 5538 dhe Trimidhiu me Nr. 1834 |.

E pesta:

Kujdes dhe mos folni pa dije! Ne, i shohim disa që mundohen t’ia referojnë çështjen e tërmetit teknologjisë se ashtuquajtur “Harp”, apo thonë: “E kanë bërë jobesimtarët!” Apo fjalë të tjera të ngjashme. Gjitha këto e rrezikojnë besimin e njeriu. E rrezikojnë Teuhidin erRrububijeh (Veçimin e Allahut në krijimtari, furnizim, sistematizim, etj).

Dijeni se Allahu Fuqiplotë është Ai që e mbikëqyrë këtë botë dhe nuk ndodh asgjë pa dijen e Tij. Kështu që, mos bini pre e mashtrimeve konspirative dhe gënjeshtrave, prandaj kështu, si rrjedhojë ta dëmtoni imanin tuaj, sepse Allahu i Lartësuar thotë: إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ “Vërtetë, Allahu ka forcë për çdo gjë”.

| Bekare 20 |.

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button