Ngjarjet në jetën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem janë të mrekullueshme.
Imran ibën Husajni, siç transmetohet në Musned, rrëfen historinë e babait të tij, Husajnit, para se të bëhej musliman. Husajni ishte një prej prijësve të popullit të tij. Një grup mushrikësh erdhën tek ai dhe i thanë:
“A nuk do të ngrihesh kundër këtij njeriu që i ka quajtur të pamenda mendimet tona, ka sharë të adhuruarit (idhujt) tanë dhe ka bërë këtë e këtë? A nuk do të shkosh tek ai?”
Atëherë Husajni u ngrit së bashku me disa njerëz dhe u drejtuan te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, me qëllim që ta ndalonin dhe ta pengonin nga thirrja që ai alejhi salatu ue selam po përhapte.
Kur arritën, qëndruan te dera e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe hadithi është në Musned. Sapo Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e pa Husajnin, i cili ishte një plak i moshuar, iu tha:
“Lironi vend për plakun.”
Edhe pse ai ishte mushrik dhe kishte ardhur tek Pejgamberi alejhi salatu ue selam për ta ndaluar dhe për ta penguar në thirrjen e tij, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: “Lironi vend për plakun.”
Pastaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e pyeti dhe ndërmjet tyre u zhvillua një bisedë e mirë dhe e urtë, e cila, me lejen e Allahut dhe mirësinë e Tij, u bë shkak që Allahu t’ia hapte zemrën për Islamin.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha:
“O Husajn, sa të adhuruar adhuron?”
Ai u përgjigj:
“Shtatë; gjashtë në tokë dhe një mbi qiell.” Gjashtë në tokë dhe një mbi qiell!
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e pyeti:
“Kur të godet ndonjë fatkeqësi, kujt i drejtohesh?”
Ai tha:
“Atij që është mbi qiell.”
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e pyeti:
“Kujt i drejtohesh kështu?”
Ai tha:
“Atij që është mbi qiell.”
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha:
“Dhe kur ke nevojë apo frikë, kë e thërret?”
Ai u përgjigj:
“Atë që është mbi qiell.”
Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha:
“Braktisi ata që janë në tokë dhe adhuro Atë që është mbi qiell, Atë tek i Cili drejtohesh në vështirësi, në frikë, kur je i fortë dhe në nevojat e tua.”
I tha: “Adhuroje Atë që është mbi qiell dhe braktisi ata që janë në tokë. Braktisi ata që janë në tokë dhe adhuroje Atë që është mbi qiell!”
Kështu, Allahu ia hapi zemrën për Islamin dhe ai e pranoi Islamin.
Shejh AbduRrezak elBedër, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.