Ndjekja e rrugës së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem!

Umer ibnul-Hattab, radijAllahu anhu pa një nga peshkopët, i cili ishte në një manastir të tij, duke u përpjekur fort, duke u falur shumë dhe duke qarë nga frika e Allahut.

Atëherë Umeri qau, andaj edhe u pyet: “Pse po qan?”

Ai tha: “M’u kujtua fjala e Allahut të Plotfuqishëm: وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ* عَامِلَةٌ نَاصِبَةٌ * تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ

“Atë ditë sheh fytyra të përulura. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi). Ato hyjnë në zjarrin të nduzur fortë.” (Gashije 2-4)

(El-Mustedrek 2/567).

Shejh AbdusSelam elBerxhes, Allahu e mëshiroftë, pasi e ka përmend këtë transmetim, ka thënë:

“Këtu kemi dy pohime dhe një përfundim:

“Atë ditë sheh fytyra të përulura.” (Gashije 2), mbi to shfaqet frika (ndaj Allahut)

Dhe gjithashtu janë: “Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).” (Gashije 3), domethënë janë përkushtuar në punë të mira dhe janë përpjekur shumë, deri në lodhje të madhe. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: نَاصِبَةٌ

“…të rraskapitura (nga mundimi).”– një fjalë që tregon lodhje të fortë në adhurim.

Cili është rezultati i kësaj pune?

Rezultati vjen ndryshe nga sa pritet: shpërblimi i tyre është:

“Ato hyjnë në zjarrin të nduzur fortë.” (Gashije 4)

Pra, ata hyjnë në zjarr, edhe pse kanë pasur përulje, kanë qarë dhe janë lodhur në adhurim. Sepse kanë lënë mangët një shtyllë të adhurimit, e cila është ndjekja e rrugës së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.

Prandaj qëllimi i Ligjvënësit të Urtë të Lartësuar dhe të Madhëruar në dërgimin e pejgamberëve është: që njerëzit ta adhurojnë Allahun sipas mënyrës së pejgamberëve dhe të ndjekin rrugën e tyre.

Kush nuk e bën këtë, ai ka dështuar, ka humbur dhe është larguar nga rruga e udhëzimit dhe e së vërtetës.”

(Es-Sunne uel-Bid’a ue Etheruhuma alel-Umme f. 36)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button