Mprehtësia e Ibn Tejmijes në fëmijëri!

Umer ibën Alij elBezzar, Allahu e mëshiroftë, ka thënë

“Më ka treguar një person tek i cili kam besim, e ai nga gjyshja e tij, se shejhu (Ibën Tejmije), Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ishte i vogël, sa herë që shkonte në shkollë (mekteb), i dilte përpara një hebre që e kishte shtëpinë në rrugën e tij. Ai i bënte pyetje të ndryshme, për shkak të zgjuarsisë dhe mprehtësisë që shihte tek ai. Dhe ai (Ibën Tejmije) i përgjigjej shpejt, aq sa ai habitej prej tij.

Pastaj ndodhi që sa herë kalonte pranë tij, i tregonte gjëra që tregonin pavërtetësinë e asaj në të cilën ai ishte (besimit të tij). Nuk kaloi shumë kohë derisa ai (hebreu) pranoi Islamin dhe Islamin e zbatonte në mënyrë të mirëfilltë.”

(El-A‘lam el-Alijje fi Menakib Ibën Tejmije, f. 21)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button