Jepi secilit të drejtën e vet!
Është transmetuar nga Ebu Xhuhejfe, kurse ky nga nga babai i tij radijAllahu anhuma se ka thënë: Pastaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem bëri vëllazërim ndërmjet Ebu Derdas dhe Selman el-Farisiut, radijAllahu anhuma.
Selman el-Farisiu e vizitoi Ebu Derdan dhe e pa gruan e tij të veshur thjesht (pa kujdes ndaj vetes), dhe i tha: “Çfarë ke?” Ajo tha: “Vëllai yt, Ebu Derda, nuk ka nevojë për dunjanë.”
Kur erdhi Ebu Derda, i përgatiti ushqim dhe i tha: “Haje, sepse unë jam agjërueshëm.” Ai i tha: “Nuk ha derisa të hash edhe ti.” Ai hëngri. Kur ra nata, Ebu Derda u ngrit për namaz, por Selman el-Farisiu i tha: “Fli.” Ai fjeti. Pastaj përsëri u ngrit, dhe ai i tha: “Fli.” Kur erdhi fundi i natës, Selman el-Farisiu i tha: “Tani ngrihu.” Atëherë ata u falën së bashku.
Pastaj Selman el-Farisiu i tha: “Me të vërtetë, ti ke detyrim ndaj Zotit tënd, ndaj vetes tënde dhe ndaj familjes tënde, prandaj jepi secilit të drejtën e vet.” Pastaj Ebu Derda shkoi te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe ia tregoi këtë.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: “Salmani ka thënë të vërtetën.” (Buhariu 5788)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.