Muavije radijAllahu anhu mbreti më i mirë

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Janë dakorduar (pajtuar) dijetarët së Muavije (radijAllahu anhu) është mbreti më i mirë në këtë umet. Kurse sundimtarët para tij janë hulefa sipas rrugës profetike (radijAllahu anhum). Muavije (radijAllahu anhu) është mbreti i parë. Mbretëria e tij ka qenë mbretëri e mëshirës siç është transmetuar në hadith:

“Do të ketë pushtet profetik dhe mëshirë, pastaj hilafet dhe mëshirë, pastaj mbretëri dhe mëshirë, pastaj pushtet i rrëmbyeshëm (grushtshtet), pastaj pushtët zullumçar”.

Në mbretërinë e tij kishte mëshirë, butësi dhe dobi për muslimanët çfarë dihet së ka qenë më mirë së mbretëria e dikujt tjetër.

Para tij, ishin hulefa sipas rrugës profetike, madje, është pohuar nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Hilafeti sipas rruges profetike do të jetë tridhjetë vite, pastaj do të jetë mbretëri”

(Mexh’mu-ul-Fetawa 4/487)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button