Puthja e të vdekurit si shenjë lamtumire

Shejh Abdurrezzak el-Bedri, Allahu e ruajttë, gjatë shpjegimit të librit ‘Esh-Shemail’ të Tirmidhiut, gjatë komentimit të hadithit: “Ebu Bekri e puthi (në ballë, mes dy syve) Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem pasi ai ndërroi jetë”, shejhu ka thënë:

‘Nga ky hadith kuptohet se lejohet puthja e të vdekurit, për shembull, kur njeriu e puth ballin e babait, të nënës apo të ndonjë dijetari pas vdekjes së tij, si shenjë lamtumire.’

Pastaj, në fusnotë, ka shtuar:

‘Unë e kam puthur ballin e dijetarit të umetit, imamit tonë, Shejh AbdulAziz ibën Bazit, Allahu e mëshiroftë, pas vdekjes së tij. Në fytyrën e tij pashë aq shumë dritë dhe bukuri, saqë mahnitej kushdo që e shikonte.’

(Sher’h Shemailun-Nebijj, f.352-353)

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button