Dhjetë sahabët e përgëzuar me Xhenet
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ebu Bekri është në Xhenet, Umeri është në Xhenet, Uthmani është në Xhenet, Aliu është në Xhenet, Talha është në Xhenet, Zubejri është në Xhenet, AbduRrahman ibën Aufi është në Xhenet, Sa’d ibën Ebi Vekkasi është në Xhenet, Seid ibën Zejdi është në Xhenet dhe Ebu Ubejde ibnul-Xherrahu është në Xhenet.”
(Sahihul-Xhami’, nr. 50)
Shejh Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë: “Kushdo që dyshon se njëri prej këtyre sahabëve nuk është prej banorëve të Xhenetit, ai është jobesimtar. E çfarë mund të thuash atëherë për atë që i mallkon Ebu Bekrin dhe Umerin dhe i cilëson ata si idhuj?!”
(Sher’h Suneh lil-Imam el-Berbehari, 2/235)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.