A lejohet që një popull të thirret gradualisht, duke u pajtuar me disa nga zakonet e tyre, e pastaj të ftohen në Sunetin e saktë?
Pyetësi: Pastaj, pas kësaj, t’i thërrasë njerëzit në disa sunete dhe në disa obligime. A është e saktë kjo mënyrë e veprimit?
Shejhu: Jo, nuk është e saktë.
Pyetesi: Përse?
Shejhu: Sepse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk i thirri njerëzit e tij në Islam duke u përpjekur t’i kënaqte ata përmes disa zakoneve me të cilat ishin mësuar. Përkundrazi, ai i thirri drejtpërdrejt në Teuhid. Është gabim shumë i madh, shumë i madh, që thirrësi në Islam ta fillojë thirrjen me gjëra të parëndësishme, madje edhe me gjëra të pëlqyeshme, madje edhe me obligime, ndërkohë që e di se këta njerëz të cilëve po u drejtohet janë shumë larg kuptimit të tyre të fjalës së Allahut të Lartësuar:
“Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut!” (Muhamed, 19).
Ne besojmë dhe thërrasim se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem është shembulli dhe modeli ynë në çdo gjë. Prandaj, duhet ta pasojmë atë salAllahu alejhi ue selem në thirrjen tonë dhe në metodologjinë e thirrjes. Nuk duhet të shpikim një metodologji tonën, përmes së cilës synojmë t’i kënaqim njerëzit që na rrethojnë. Për shembull, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në fillim të thirrjes së tij nuk i thirri të pasurit që të ndihmonin të varfrit dhe të mjerët duke u dhënë nga pasuria e tyre, ndonëse ata e keqpërdornin dhe e shpërdoronin pasurinë e tyre, ndërkohë që kishte të varfër dhe nevojtarë.
Pra, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk u përqendrua fillimisht në përfitimin e zemrave të të varfërve dhe nevojtarëve, të cilët zakonisht janë shumica, me qëllim që t’i afronte zemrat e tyre përmes kësaj mënyre. Përkundrazi, ai i thirri të gjithë, të varfër dhe të pasur, që ta adhuronin Allahun dhe t’i shmangeshin tagutit. Kjo metodologji që ti përmende, si dhe të ngjashmet me të, nuk është prej metodologjisë së pejgamberëve dhe të dërguarve. Të gjithë e dimë se fjala e parë me të cilën të gjithë të dërguarit iu drejtuan popujve të tyre ishte:
“Me të vërtetë, ju (idhujtarë) dhe idhujt që i adhuroni në vend të Allahut, do të jeni lëndë djegëse për Xhehenemin. Ju do të vini në të!” (Enbija, 98).
“Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt (tagutat)!” (Nahl, 36).
E kështu. Prandaj, të rinjtë myslimanë sot e braktisin metodologjinë e pejgamberëve dhe të dërguarve në thirrje dhe zgjedhin një metodologji të sajuar nga vetja e tyre. Kjo nuk i ka hije aspak thirrësit (davetxhiut).
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.