Shenjat e grupit të shpëtuar
Pyetja: Cilat janë shenjat e grupit të shpëtuar?
Përgjigjja: Shenja e grupit të shpëtuar është të jenë në atë që ishte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij, në akide, në fjalë dhe në vepra.
Nëse njeriu është në atë që ishte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, atëherë ai është prej pasuesve të Sunetit. Ndërsa kush i kundërshton ata në akide, në fjalë ose në vepra me të cilat adhurohet Allahu i Plotfuqishëm, ai nuk është prej tyre.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Fetaua Abrel-Hatif, 1/82)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in