Mësoje fenë nga dijetarët!

Mësoje fenë nga dijetarët, në mënyrë që ta njohësh Islamin siç duhet. Njerëzit që pretendojnë se janë të përkushtuar ndaj fesë janë të shumtë, por ata që kapen pas fesë së saktë janë të paktë. Kushtojini vëmendje kësaj! Mos e merr Islamin përmes imitimit (pasimit të verbër), as duke thënë: “Filani thotë kështu, e filani thotë ashtu.” Merre atë nga Kur’an-i dhe Suneti, dhe kjo realizohet përmes mësimit. Jo thjesht përmes leximit, duke lexuar vetë. Jo.


Dija është: ‘Ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij; kanë thënë sahabët, madje ata janë njerëzit e diturisë.’
Kjo është feja e saktë: Ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij; kanë thënë sahabët. Madje, sahabët janë njerëzit e diturisë, sahabët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. ‘Nuk është feja ajo që të shtyn të kundërshtosh, pa menduar, fjalën e të Dërguarit me fjalën e filanit?’ I Dërguari thotë kështu, ndërsa filani thotë kështu. Filani është njeri, madje thirrës dhe dijetar, por ka edhe disa dyshime rreth tij, ose është i devijuar, Allahu na ruajttë. Çfarë vlere ka kjo tek Allahu?
‘Dija nuk është që të vendosesh në kundërshtim, pa menduar, mes teksteve dhe mendimit të filanit.’
Merri tekstet dhe lëri mendimet e njerëzve. Por do të bëhesh i huaj mes njerëzve. Bëj durim! Bëj durim për fenë tënde dhe për fjalën e së vërtetës.


Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button