Kush e ndihmon vëllain e tij, Allahu e ndihmon atë

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e ndihmon vëllain e tij, Allahu e ndihmon atë.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Çfarë mendon kur Allahu ta përmbush atë që ke nevojë? A do të të vështirësohen çështjet? Përgjigjja është: Jo. Nëse Allahu ta përmbush atë që ke nevojë, të ndihmon dhe të asiston në atë që ke nevojë, atëherë nuk ka dyshim se ajo do të lehtësohet.

Prandaj, sa herë që e ndihmon vëllain tënd, Allahu do të të ndihmojë ty. Bëj sa më shumë të mira, bëj sa më shumë mirësi dhe mos e nënvlerëso asnjë vepër, edhe nëse është e vogël.”

(Sher’h Rijadus-Salihinë, 4/294)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button