Gjykimi i namazit me stoli ku ka figurë

Pyetja:

Cili është gjykimi i mbajtjes së një unaze në të cilën ka figurën e një gjarpri? A lejohet falja e namazit duke e mbajtur atë? Na orientoni për këtë.

Përgjigjja:

Nuk lejohet mbajtja e saj dhe nuk lejohet falja e namazit me të, përveç nëse i hiqet koka gjarprit. Pra, koka duhet të hiqet ose të fshihet derisa të zhduket.

Nuk lejohet mbajtja e saj, qoftë unazë, stoli për veshin apo çfarëdo stolie tjetër, nëse në të ka figurën e një gjarpri, zogu apo të ndonjë kafshe tjetër, derisa t’i hiqet koka figurës. Përndryshe, është obligim që të mos mbahet.

Megjithatë, sipas mendimit më të saktë, namazi është i vlefshëm. Por përdorimi i saj nuk lejohet as jashtë namazit. Mbajtja e një unaze me figurën e gjarprit apo të ndonjë kafshe tjetër është e ndaluar. E njëjta vlen edhe për këmishën dhe gjëra të tjera. Nuk lejohet përdorimi i tyre derisa t’i hiqet koka figurës.

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!

(Nurun ala Dërb, 7/288–289)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button