Jo çdo person që ngjitet në minber, mban një këshillë apo ligjëratë, është dijetar të cilit i drejtohemi!
Shejh AbdusSelam ibën Berxhis, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Në këtë kohë, shumë njerëzve të thjeshtë u është çrregulluar kriteri me të cilin i vlerësojnë dijetarët. Ata e konsiderojnë dijetar, të cilit i drejtohen për fetua dhe prej të cilit marrin dije, çdokënd që jep një këshillë të bukur, mban ligjërata me përmbajtje të dobishme apo e mban hutben e xhumasë pa shënime.
Kjo është një fatkeqësi e dhimbshme dhe një dukuri e shëmtuar, pasojat e së cilës janë përhapur dhe dëmi i saj është bërë i gjerë. Kjo sepse nënkupton t’ua besosh dijen atyre që nuk janë të denjë për të. E, kur çështja i besohet atij që nuk është i denjë për të, atëherë prite Kiametin.”
(Aua’ikut-Taleb, f. 33)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.