Kur mendjelehti flet…


Lavdia i takon Allahut Fuqiplotë, ndërsa salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e Tij.


Duke pasur parasysh nivelin e këtij mendjelehti, po ashtu shokëve të tij që flasin kundër dijetarëve, ndonjëherë haptazi e ndonjëherë fshehurazi, nuk isha marrë me të, e as me ta, sepse siç ka thënë imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë:“Kur mendjelehti flet, mos iu përgjigj, sepse heshtja është më e mirë se përgjigja. Nëse i flet, ti e lehtëson prej mërzisë, Por nëse e injoron, ai vdes nga dëshpërimi!”


Por, për shkak që akuzon me gënjeshtër, shpall bidatçi pa fakte, si dhe mbi të gjitha hedh dyshime të Havarixhëve, duhet shkruar një sqarim në lidhje me këtë.

E para: Kush po gënjen apo kush është gënjeshtar?


Jo vetëm ti, por edhe disa prej shokëve të tu kanë folur për dijetarët selefij. Këtë sëmundje e keni trashëguar nga Arafat Sherri, i cili në audio flet kundër dijetarit të nderuar, i biri i muhadithit të Medinës, shejh AbduRrezak ibën AbdulMuhsin elBedër, Allahu i ruajttë! Në vazhdim do t’i shohim gjitha me lejen e Allahut të Lartësuar.


Ti ke folur kundër muftisë së shtetit të Teuhidit, shejh Feuzanit, Allahu e ruajttë – kam dëgjuar që je penduar nga kjo – elhamdulil-lah. Porse, kur unë e kam publikur shkrimin me dt. 28.11.2025 me titullin: Mbrojtje nga shpifjet dhe përgojimi! Jo vetëm ti, por edhe shokët tu fatkeqësisht nuk jeni treguar real, por jeni munduar me këmbëngulje dhe kokëfortësi me hedh poshtë këtë akuzë edhe pse zëri është i yti duke folur kundër shejh Feuzanit, Allahu e ruajttë!


Ti ke folur kundër kolosit të dijes, shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e mëshiroftë, duke thënë se dijetarët kanë rënë në pajtim se shejh Rebia ka gabuar rreth durimit të tij ndaj kundërshtarëve, madje këtë shpifje ia ke referuar dijetarëve të Medinës!


Shtrohet pyetja: Kush janë këta dijetarët e Medinës?
Shejh Abbadi, jo.
Shejh Suhejmi, jo.
Shejh Sulejman Rruhejli, jo.
Shejh AbduRrezaku, jo.
Shejh Muhamedi, jo.

Kush janë këta dijetarë? Nëse me këtë fjalë ke për qëllim bandën e Arafat Sherrit, të cilët kanë mbajtur takime të fshehta, mexhlis shura (takime për konsultime), kanë poseduar dosje të Jemenit, Sirisë, Libisë, e të tjera që i përmend AbdulUahid elMed’halij në një audio –ku për shkak të këtyre veprimeve të këqija është edhe i burgosur nga shteti i Teuhidit- mëshiroje vetën, hesht, dhe mos manipulo me sloganin: “Ne jemi me të mëdhenjtë!”.

Se kjo, nuk është ndryshe vetëm se sikur fjala e Aliut radijAllahu anhu kur ju tha Havarixhëve:

كَلِمَةُ حَقٍّ أُرِيدَ بِهَا بَاطِلٌ
Fjalë e vërtetë, por me të synohet e kota.”


Madje, kësaj ti i vë vulën duke thënë në fund: “Po ashtu e thonë dijetarët dhe kjo është e sakta”. 


Ti je ai që ke thënë se shejh Abbadi nuk merret për men’hexh, madje thua ju sfidojmë. A nuk është përpjekje e juaj që t’i largoni selefitë nga shejh Abbadi; dhe nëse largohen selefitë prej tij, kë të pyesin për men’hexh?

Shujuhet tuaj që kanë mbajtur takime të fshehta, apo që kanë dhënë fetwa për luftë në Jemen, Libi e Siri, apo që kanë manipuluar me çështjet e Xhihadit që ndërlidhen në Libi –ku AbdulUahd elMed’halij, pa pikë turpi, ka gënjyer dhe ju ka thënë atyre që kishin ardhur nga Libia për tu takuar me shejh Rebin: “Mund të flisni me mua, sepse Shejh Rebia me ka autorizuar mua për këto çështje!”.


Çka dalloni në këtë aspekt nga hizbitë apo sururitë? Ne, kur u ndamë prej hizbive asokohe, edhe ata ngjashëm me juve përpiqeshin t’i largonin kërkuesit e dijes nga shejh Abbadi, me pretekstin se kinse nuk e merrni vesh ju shejhun! Çuditërisht, po del se jeni njësoj sikur një monedhë me dy fytyra.


Ti je ai që ke thënë: Mblidhni ata të gjithë: Sulejmanin, Muhamed Bazmulin, AbduRrezak elBedër, Rreslanin… vetëm shikojeni se si i përmend pa terbije, vetëm pse këta ua zënë rrugën  këtyre kusarëve, kurse Arafat sherrin e ngre në qiell!

Madje, për ligjëratat e shejh Sulejmanit dhe shejh AbduRrezakut i quan përralla, kështu lë të kuptohet, nëse është ndryshe, e pranojmë se nuk e ka atë qëllim, mirëpo të quhen ligjëratat e tyre përralla, duke e ditur se çfarë mësimi bëjnë ata, është e rrezikshme! Por, siç thuhet: Aq sa di, edhe flet!”


Ti je ai që ke thënë për shejh Suhejmin, Allahu e ruajttë, “i çmendur-mexhnun”, a kjo është terbijah selefijeh që e manifeston ti te xhemati? A kështu edukohet masa duke hedhur sharje, ofendime dhe nënçmime ndaj dijetarëve selefij? Kështu kam pas dëgjuar, nga njëri prej hizbive në Medine, ku thoshte për shejh Ubejdin, Allahu e mëshiroftë dhe për shejh Suhejmin, Allahu e ruajttë: “Ata dy qorrat”. Por çka ndodhi me vonë? Ky personi përfundoi në devijim dhe u poshtërua edhe para xhematit të vet.


Këtij krimi, ti ia shton edhe një të shëmtuar, kur thua: “Unë i bëj xhihad këta” –po besoj që nuk e ke për qëllim xhihad që përfshin luftën- porse si është e mundur një njeri që pretendon se është selefij, të thotë kështu për selefitë në përgjithësi, qofshin ata selefij prej dijetarëve, kërkuesve të dijes apo xhemat?! Thirri mendjes!


Kush po gënjen apo kush është gënjeshtar?! Prova për gjitha këto është këtu:  https://www.youtube.com/watch?v=9LJYwrzKQ5Q

E dyta: Kush ka argumentuar me tregimin e imam Ahmedit dhe Bakij ibën Mahled, Allahu i mëshiroftë?


Ketë tregim e kam dëgjuar nga dijetari i madh, Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë, kur flet në lidhje me ambicien e selefit në kërkimin e dijës. E përmendin edhe dijetarët e tjerë zakonisht kur flasin për vlerën të kërkimit të dijës. Mirëpo, tregim si tregim ka mospajtim të dijetarët se a është i saktë apo jo.

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, në Sijer ‘Alamin-Nubela, (13/293): “Dhe kjo është e papranueshme (Senedi ka nekireh). Ibën Mahladi nuk arriti ta takonte imam Ahmedin vetëm se pas vitit 230 hixhri. Ai (imam Ahmedi) e kishte ndërprerë transmetimin e haditheve që nga mesi i vitit 228 hixhri dhe, pas kësaj, nuk transmetoi më asnjë hadith, derisa vdiq, pasi sprova mori fund në vitin 232 hixhri.”.


Ta zëmë së është tregimi i saktë. Kush prej selefit ka argumentuar me këtë ngjarje? Të gjithë e dimë se nuk lejohet t’i paraprijmë selefit në çështjet e diturisë, imam Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Qëndro me durim në Sunet, ndalu aty ku janë ndalur të parët, thuaj atë që kanë thënë ata, përmbahu nga ajo që janë përmbajtur ata dhe ndiq rrugën e selefëve të tu të mirë, sepse të mjafton ajo që u mjaftoi atyre.” (Sher’h Usul ‘Itikad Ehlis Suneh 1/145).


Të hedhësh dyshime të havarixhëve, me vetëdije apo pa vetëdije, kjo nuk tolerohet, sepse sipas kësaj dhe në këtë mënyrë kanë argumentuar tekfircat, sururitë hizbitë, ihvanët në lidhje me rastet kur shteti i Teuhidit i ka burgosur kokat e tyre.


Kjo është e rrezikshme, nuk po e them me emocione porse duke parë rrjedhën e fitnes dhe gënjeshtrat që i janë mveshur shejh Rebis kundër shujuhëve selefij, posaçërisht kundër shejh Muhamedit dhe shejh Sulejmanit vetëm me qëllim për t’i rrezuar dijetarët selefij dhe për t’i ngritur kusarët që ua ndërpresin të tjerëve rrugën që i shpie te dijetarët.

Para se të themi se kjo mënyrë nuk është në përputhje me thirrjen e dy dijetarëve të mëdhenj, siç janë shejh Rebia dhe shejh Ubejdi, Allahu i mëshiroftë, kjo nuk është në përputhje më men’hexhin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Kuptojeni këtë mirë.

Po ashtu, askush prej dijetarëve të mëdhenj selefij që janë gjallë nuk e përkrah këtë mënyrë.
Shejh Feuzani, jo.
Shejh Abadi, jo.
Shejh, Suhejmi, jo.
Shejh VasijUllah Abbasi (dijetari që jep mësim në harem në Meke), jo.
Lista e dijetarëve është e gjatë…

Atëherë, kush? Vetëm këta që duan të ndryshojnë strukturën e dijetarëve dhe po ashtu parimet e men’hexhit. Kjo është e papranueshme për shumë arsye, ndër to:


1. Si krahasohet Arafat sherri me imamin e sunetit, imam Ahmedin?!
2. Sipas rregullit të Usuli Fikhut: لَا حُكْمَ لِلنَّوَادِرِRastet e rralla nuk merren si bazë për vendosjen e një gjykimi.” Sidomos kur dihet që sipas sunetit duhen respektuar vendimet e prijësit.

Sipas dijetarëve të mëdhenj të sunetit, siç janë: shejh Ibën Bazi, shejh Feuzani e të tjerë, ndalohet një gjë e tillë. Madje, shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, i cili ka qenë fekihu i Umetit me plotë kuptimin e fjalës, ka thënë: “Ta zëmë se më ndalojnë mua dhe më thonë: Mos fol, mos ligjëro, mos shpjego dhe mos jep mësim. Përgjigjja është: Dëgjojmë dhe bindemi.” (https://youtu.be/mEd4EZQxBDE?si=iP-Ia0-j4y-Nidoz).


E treta: Kush ju dha fetwa në Aden që t’i bashkohen shujuhët e Adenit Hani ibën Burejkit dhe kryengritësve?

Dhe përse shujhët e Adenit, siç i quani ju, u bashkuan me ta dhe e konsideruan prijës legjitim prijësin e kryengritësve? Përse bën huruxh kundër qeverisë legjitime të Jemenit, jo vetëm kaq, por dikush doli edhe me deklaratë edhe kundër shtetit të Teuhidit, përse? Ju e dini shumë mirë kush ju dha fetwa për të luftuar.


Apo, ndoshta sipas mënyrës suaj lejohet huruxhi për dobi (maslaha) të bandës; apo lejohet për juve dhe nuk lejohet për hizbitë.


E katërta: A lejohet tebdi’ pa argumente?

Domethënë nëse dikush nuk pajtohet me mënyrën tuaj të shëmtuar, nuk është selefij apo?  Të bëhen bidatçi dhe te ofendohen shujuhët vetëm pse nuk janë në të njëjtin mendim me ta, apo kërkuesit e dijes, apo masa e thjeshtë (xhemati), kjo jo vetëm që është e papranueshme, porse është krim dhe padrejtësi e madhe. Këtë e di shumë mirë secili që ka sy të shohë apo veshë të dëgjojë; nëpër ligjëratat tuaja janë të pranishme këto.


Ia ka qëlluar shejh Muhamedi, Allahu e ruajttë, ku ka thënë: “Nëse je me ta, edhe nëse je ma i keqi, llogaritësh më i miri; por nëse nuk je me ta, edhe nëse je më i miri, llogaritësh më i keqi”.


Realiteti po e dëshmon këtë në të gjitha aspektet, sepse jeni në gjendje të bëni tebdi pa fakte, të akuzoni për ahlak pa fakte, të shpifni pa fakte, vetëm e vetëm që t’ia arrini qëllimit tuaj të shëmtuar. E mbroni njëri tjetrin në gabime e devijime vetëm pse jeni të një mendimi. A kjo është e drejta që na ka mësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem. Ka shumë prova për këtë.


Sa i përket të bërit tebdi’ shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Kush e shpall një musliman bidatçi: ose ky musliman është vërtet bidatçi, ose përndryshe vetë ai është bidatçiu!

Dhe ky është realiteti: shumë prej të rinjve tanë shpallin bidatxhinj njerëz të mëdhenj, ndërkohë që janë pikërisht ata vetë që kanë rënë në bidat! Mirëpo ata nuk e dinë këtë dhe nuk e dëshirojnë bidatin; madje ata janë kundër tij! Por për ta vlen ajo që ka thënë dikush në të kaluarën:
E solli atë (devenë) Sa‘di, ndërsa Sa‘di është i mbështjellë; nuk drejtohen kështu devetë o Sa‘d!


Prandaj, ne i këshillojmë të rinjtë tanë që t’i përmbahen veprimit sipas Kur’an-it dhe Sunetit, brenda kufijve të dijes së tyre, dhe të mos u drejtohen me arrogancë të tjerëve që nuk mund të krahasohen me ta – në dije, në të kuptuar dhe ndoshta edhe në devotshmëri.” (Huda ue Nur, kaseta nr. 666, minuta 35:33.).

Edhe pse, ka kohë që ju me quani të devijuar, hadadij, në këtë mënyrë që jeni duke ndjekur nuk është çudi që të kaloni edhe në tekfir

Po ju përkujtoj edhe me fjalën e shejh Rebis, Allahu e mëshiroftë, ku ka thënë duke refuzuar një hadadij: “Kjo metodologji bazohet në teprimin në tebdi‘, deri aty saqë kush nuk e shpall bidatçi atë që hadaditë e shpallin bidatçi, edhe ai konsiderohet bidatçi.” (Mexh’mu 9/508-509).


E pesta: Çështja e sharjeve dhe ofendimeve, kjo nuk ka lidhje me Xher’h dhe Ta’dil.

Dhe këtë e kemi sqaruar në shkrimin e Nëntorit të vitit 2025, të pika nr.15: Xher’hin e kanë shndërruar në përgojim (gibet) dhe bartje fjalësh (nemime). Ashtu siç thotë shejh Feuzani, Allahu e ruajttë, i shohim natë e ditë duke bërë gibet në emër të xher’hit.
Dëshmia nga shejh Feuzani është në linkun më poshtë; nuk është shqip, por e sjell vetëm në arabisht: https://www.youtube.com/watch?v=n4FDi62kczc

E gjashta: Çështja e incizimit të shejh Abadit nga vëllai i nderuar selefij, Burhan Kushtova,

e që ne e njohim vetëm për të mirë, porse tek Allahu nuk e pastrojmë askënd. Madje ai nuk ka nevojë që ta lavdëroj unë, sepse mjafton që çdo ditë është në ligjëratat e dijetarëve selefij siç janë: shejh Suhejmi, Shejh Sulejmani, shejh AbduRrezak elBedër, e të shumë të tjerëve
Ju kërkoni gjurmët, ndërkohë që ujku është përpara, ju nuk e keni dertin e çështjes se a lejohet apo nuk lejohet. Dhe në realitet, unë nuk e di a e ka pyet apo se ka pyet, porse ju e keni hallin tjetër kund sepse muhadithi i Medinës ua ka treguar vendin tuaj.


Ju dhe shujuhët e juaj, sa herë që keni shkuar në Medine keni mbajtur takime të fshehta, e dini shumë mirë, nuk dua të nxjerr emra, ju i dini.

Njëherë njëri me tha: “Kur isha aty me ta, thanë: الْمَجَالِسُ بِالْأَمَانَةِ “ takimet janë amanet.” Vetëm imagjino sa takime të tilla janë mbajtur dhe sa kurthe, intriga, shpifje janë përgatitur sidomos kundër dijetarëve selefij!


Tash, te çështja e incizimit, po luani rolin e gjyqtarit dhe të njeriut të devotshëm! Çudi!


Më kujtoni rastin e burrit nga Iraku që e pyeti Ibën Umeri radiJAllahu anhuma për gjakun e mushkonjës që i bie rrobës, ndërsa Ibën Umeri i tha: انْظُرُوا إِلَى هَذَا، يَسْأَلُنِي عَنْ دَمِ الْبَعُوضِ، وَقَدْ قَتَلُوا ابْنَ ابْنَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: هُمَا رَيْحَانَتَايَ مِنَ الدُّنْيَا
“Shikoni këtë! Më pyet për gjakun e mushkonjës, ndërsa ata kanë vrarë djalin e vajzës së të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ndërsa, Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘Ata të dy janë dy lulet e mia aromatike nga kjo botë.’”


Kujdes se siç thotë imam Shafiu: سَتَعْلَمُ حِينَ يَنْجَلِي الْغُبَارُ أَفَرَسٌ تَحْتَكَ أَمْ حِمَارُ “Do ta kuptosh, kur të largohet pluhuri, nëse nën ty është kalë apo gomar.”

E di që ka shumë gjëra për të shtuar, po ashtu edhe argumente, mirëpo shpresoj që kjo mjafton, ngase nuk kam dëshirë të zgjerohem më shumë. Ju këshilloj për hir të Allahut që t’i leni polemikat dhe debatet për hir të Allahut, sepse kjo nuk ka asnjë dobi.
 
UAllahu te’ala a’lem ue salAllahu alejhi ue ala alihi ue sahbihi ue sel-lem.

Besim Gjelaj

Related Articles

Back to top button