Kjo nuk është mënyra e dijetarëve

Madje, disa prej studentëve të rinj të dijes kanë filluar të gjykojnë dijetarët që kanë qenë para tyre, madje edhe dijetarët e mëdhenj:
“Filani ka gabime, filani ka gabime, filani ka gabime dhe filani ka gabime.”

Kanë filluar të bëhen si tekfircat! Tekfircat janë si zgjebja, Allahu na ruajttë! Bën tekfir, bën tekfir, bën tekfir, bën tekfir, derisa të mos mbetet askush. Një burrë egjiptian thoshte: “Unë nuk njoh ndonjë musliman në faqen e dheut, përveç vetes sime, gruas sime dhe një burri në Indi.”

Ndërsa tani, disa studentë të dijes hulumtojnë, hulumtojnë, hulumtojnë e hulumtojnë, derisa gjejnë një rrobë të bardhë e të pastër, pastaj gjejnë në të diçka që mendojnë se është një pikë mbi atë rrobë. Pastaj fillojnë të mbledhin gabimet, të mbledhin e të mbledhin, dhe mendojnë se kjo është një prej mënyrave të dijetarëve për mbrojtjen e Sunetit.
Pasha Allahun, kjo nuk ka qenë kurrë prej mënyrave të dijetarëve për mbrojtjen e Sunetit.

Shejh Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button