Rëndësia e Kur’an-it në përmirësimin e nijetit dhe zemrës
“Vërtet, leximi i Kur’an-it dhe puna sipas tij janë prej shkaqeve më madhore për përmirësimin e nijetit dhe pastërtinë e zemrës. Zemra sëmuret për shkak të mëkateve dhe gjynaheve shkatërruese, ndërsa shërohet përmes veprave të mira.
Prej këtyre veprave është edhe përmirësimi i nijetit, sepse me përmirësimin e tij vepra bëhet e saktë dhe e pranuar, ndërsa me prishjen e tij prishet edhe vepra.
Siç ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdo njeri do të ketë vetëm atë që ka synuar.”
Gjithashtu, në përshkrimin e zemrës, ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet, në trup gjendet një copë mishi; nëse ajo është e mirë, i gjithë trupi është i mirë, ndërsa nëse ajo prishet, i gjithë trupi prishet. Ajo është zemra.”
Shejh Salih es-Suhejmi, Allahu e ruajttë,
(Kutufu edDeuenijj Sher’h Nunijjetil-Kahtanijj, f. 64)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.