Shkaqet e mbylljes së derës së suksesit (teufikut)

Shekik ibën Ibrahim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Derën e suksesit Allahu ua ka mbyllur njerëzve për shkak të gjashtë gjërave:

  1. Janë angazhuar me begatitë, por e kanë lënë falënderimin për to.
  2. E duan dijen, por e lënë të vepruarit sipas saj.
  3. Nxitojnë drejt mëkatit, ndërsa pendimin e vonojnë.
  4. Mashtrohen duke qenë në shoqërinë e njerëzve të mirë, por nuk i pasojnë ata në veprat e tyre.
  5. Dynjaja u largohet, ndërsa ata vazhdojnë ta ndjekin atë.
  6. Ahireti u afrohet, ndërsa ata ia kthejnë shpinën.”

(Feuaid li Ibnul-Kajjim, f.258)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button