Paralajmërimi nga devijimi është këshillë, jo cenim i muslimanit

Pyetja: A bie ndesh xher’hi, ta‘dili dhe paralajmërimi kundër kundërshtarëve me hadithin: “Musliman është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt”?

Përgjigjja: Nëse me këtë synohen njerëzit e bidatit dhe paralajmërimi kundër tyre, atëherë kjo është gjë e kërkuar. Madje kjo është prej cilësive të muslimanit të plotë, i cili kujdeset për sigurinë e njerëzve dhe i paralajmëron ata nga njerëzit e bidatit.

Ndërsa nëse kundërshtari është prej Ehli Sunnetit dhe prej tij ka ndodhur një gabim, atëherë ai këshillohet, merret e sakta prej tij dhe sqarohet gabimi i tij, në mënyrë që të mos mashtrohen njerëzit me të.

Shejh AbdulMuhsin elAbbad, Allahu e ruajttë!
(Sher’h Sunen et-Tirmidhi, Kitabu Sifetil-Kijameti uerr-Rrekaik uel-Ueri‘, nr. 271)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button