Lufta mes dy shpirtrave
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Allahu i Lartësuar ka vendosur te njeriu dy shpirtra: një shpirt që urdhëron për të keqe dhe një shpirt të qetësuar.
Këta të dy janë armiq të njëri-tjetrit: çdo gjë që i duket e lehtë njërit, i duket e rëndë tjetrit; dhe çdo gjë me të cilën kënaqet njëri, tjetri ndien dhimbje prej saj.
Për shpirtin që urdhëron për të keqe nuk ka gjë më të rëndë sesa të punojë për Allahun dhe t’i japë përparësi kënaqësisë së Tij ndaj dëshirave të veta; por njëkohësisht nuk ka gjë më të dobishme për të sesa kjo.
Ndërsa për shpirtin e qetësuar nuk ka gjë më të rëndë sesa të punojë për dikë tjetër përveç Allahut dhe të ndjekë atë në të cilën thërret epshi; dhe nuk ka gjë më të dëmshme për të sesa kjo.
Engjëlli është me këtë shpirt, në anën e djathtë të zemrës, ndërsa shejtani është me shpirtin tjetër, në anën e majtë të zemrës. Lufta mes tyre vazhdon pandërprerë dhe nuk pushon…”
(ed-De’u ued-Deua’, f. 157)
Përktheu: Besim Gjelaj