O vëllezër, jini të qëndrueshëm në këtë kohë dhe në këtë epokë!

Shejh Rebi‘ el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Atij që Allahu ia dëshiron të mirën, ia jep qëndrueshmërinë në të vërtetën, edhe nëse vazhdimisht ngrihen grupet e armiqve kundër tij, edhe nëse pasojnë sprovat, edhe nëse shpërthejnë furtuna, tërmete e tronditje. Ai nuk lëkundet aspak.
Madje, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, na ka treguar se:
“Ka pasur nga popujt para jush që merrej një njeri, i hapej një gropë në tokë dhe vendosej në të. Pastaj sillnin sharrën, e vendosnin mbi kokën e tij dhe e ndanin në dy pjesë; dhe kreheshin mishrat e tij me krehëra hekuri deri te kockat, por kjo nuk e largonte aspak nga feja e tij.”
Atë nuk e josh pasuria, nuk e frikësojnë shpatat, nuk e trembin kërcënimet dhe nuk e mashtrojnë dëshirat e ambiciet. Ai e vendos dynjanë nën këmbët e tij dhe i vendos nën këmbë të gjitha fitnet.
(Siç ka thënë poeti):
“Ç’je ti tjetër veçse një gisht i përgjakur, dhe çdo dhimbje që përjetove ishte për hir të Allahut.”
Çdo dëmtim që e godet, ai beson se Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm e do atë.
“Kur Allahu ia dëshiron të mirën një populli, Ai i vë në sprovë. Ai që tregohet i kënaqur fiton kënaqësinë e Allahut, ndërsa ai që shfaq pakënaqësi meriton pakënaqësinë e Tij.”
Prandaj, ai i shmanget asaj që sjell hidhërimin e Allahut dhe përpiqet me gjithë fuqinë e tij të arrijë kënaqësinë e Allahut të Bekuar dhe të Lartësuar.
| Esbabul-Inhirafi ue Teuxhihatu Menhexhijetu, f. 9–10 |.
Përktheu: Besim Gjelaj