Mëkatet!

Mëkatet!

Shejh Salih el-Feuzani, Allahu e ruajttë, thotë:

Gjynahet ndahen në dy lloje:

1. Gjynahe të mëdha (kebair)
2. Gjynahe të vogla (sagair)

Gjynahet e mëdha ndahen në dy lloje:

1. Gjynahe të mëdha që e nxjerrin njeriun nga feja
2. Gjynahe të mëdha që nuk e nxjerrin nga feja

Gjynahet e mëdha që e nxjerrin nga feja janë, si:

• shirku ndaj Allahut të Plotfuqishëm,
• mohimi (kufri) ndaj Allahut të Plotfuqishëm,
• lutja drejtuar dikujt tjetër përveç Allahut,
• kërkimi i ndihmës (istigatheh) nga dikush tjetër përveç Allahut,
• adhurimi i varreve,
• therja (bërja kurban) për varret,
• magjia: mësimi dhe mësimdhënia e saj,
• lënia e namazit me qëllim, edhe nëse nuk mohon obligueshmërinë e tij, sipas mendimit më të saktë.

Këto janë gjynahe të mëdha që e nxjerrin nga feja.
Ka edhe gjynahe të mëdha nën këtë nivel, dhe ato ndahen në dy lloje:

1. Gjynahe të mëdha që ka të bëjnë me bindjen (‘iti’kadin)

2. Gjynahe të mëdha që ka të bëjnë me veprat (amelij)

Gjynahet e mëdha që ka të bëjnë me bindjen janë, si:

Thëniet e mu’tezilëve, havarixhëve, esh’arive dhe të tjerëve prej atyre që:

• mohojnë Emrat dhe Cilësitë e Allahut,
• ose mohojnë Emrat e Allahut pa mohuar Cilësitë,
• ose mohojnë disa Cilësi dhe pranojnë disa të tjera.

Këto janë gjynahe të mëdha, dhe ai që i ka këto bindje është fasik (gjynahçarë) me devijim në bindje.

Sa i përket llojit të dytë, gjynaheve të mëdha që kanë të bëjnë me vepra si:

• pirja e alkoolit,
• zina,
• vjedhja,
• vrasja e njeriut pa të drejtë,
• shpifja ndaj grave të ndershme.

Këto janë gjynahe të mëdha që kanë të bëjnë me vepra; kryerësi i tyre është fasik (gjynahçarë) me devijim në vepër, por nuk del nga feja.

Pra, këto janë gjynahet e mëdha të bindjes që nuk arrijnë në shirk, si dhe gjynahet e mëdha të veprës, që e bëjnë njeriun fasik , por:

• devijimi në bindje është më i rëndë se devijimi në vepër.

Megjithatë, asnjëri prej këtyre nuk e nxjerr nga feja, përveç në rastin kur është fasik me devijim në besim:

• thërret në bidatin e tij (të bindjes) dhe e propagandon atë.

Në këtë rast, selefët e kanë shpallur jobesimtar, ashtu siç i kanë shpallur jobesimtar thirrësit e xheh’mive dhe mu’tezilëve, të cilët thërrisnin në këto ideologji.

Ndërsa ai që thjesht i mban këto bindje,

• pa thirrur në to,
• duke menduar se janë të sakta,
• dhe i mashtruar nga ata që i kanë thënë.

Ky nuk shpallet jobesimtar, por thuhet për të se është:
i devijuar dhe fasik me devijim në besim.

(Dhahiretu-Tebdi’i uet-Tefsiki uet-Tekfiri f.43-44)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button