Shtyllat e kufrit
Shtyllat e kufrit
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Shtyllat e kufrit janë katër: mendjemadhësia, smira, zemërimi dhe epshi.
Mendjemadhësia e pengon njeriun të nënshtrohet (t’i bindet të vërtetës). Smira e pengon të pranojë këshillën dhe ta japë atë. Zemërimi e pengon të jetë i drejtë. Epshi e pengon të përkushtohet në adhurim.
Kur shembet shtylla e mendjemadhësisë, i lehtësohet nënshtrimi. Kur shembet shtylla e smirës, i lehtësohet pranimi dhe dhënia e këshillës. Kur shembet shtylla e zemërimit, i lehtësohet drejtësia dhe modëstia. Kur shembet shtylla e epshit, i lehtësohet durimi, dëlirësia dhe adhurimi.
Zhdukja e maleve nga vendet e tyre është më e lehtë sesa zhdukja e këtyre katër (veseve) nga ai që është sprovuar me to, sidomos nëse ato janë shënderruar në gjendje të rrënjosura, veti të ngulitura dhe cilësi të qëndrueshme.
Sepse njeriu nuk mund të ketë vepra të drejta përderisa i posedon këto katër veti, as nuk mund të pastrohet shpirti i tij ndërsa ato qëndrojnë në të.
Sa herë që ai përpiqet të bëjë vepra të mira, këto katër ia prishin. Të gjitha sëmundjet (shpirtërore) burojnë prej tyre.
Kur ato rrënjosen në zemër, ia paraqesin të pavërtetën si të vërtetë dhe të vërtetën si të pavërtetë; të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë; ia afrojnë dynjanë dhe ia largojnë ahiretin.
Dhe nëse e vëren mosbesimin (kufrin) e popujve, do ta shohësh se ai buron prej tyre, dhe për shkak të tyre ndodh dënimi, dhe dënimi është në përpjesëtim me to, sa më të rënda të jenë këto katër, aq më i rëndë është dënimi, dhe sa më të lehta të jenë, aq më i lehtë është edhe dënimi.”
(Feuaid f. 207–208)
Përktheu: Besim Gjelaj