Mëkatet janë shkak për t’i larguar mirësitë
Mëkatet janë shkak për t’i larguar mirësitë
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nuk e bën njeriu asnjë mëkat, veçse i largohet prej tij një mirësi nga Allahu, në përpjesëtim me atë mëkat.
Nëse pendohet dhe kthehet te Allahu, ajo mirësi i rikthehet, ose i jepet një e ngjashme me të.
E nëse këmbëngul në mëkat, ajo nuk i kthehet.
Dhe mëkatet vazhdojnë t’ia largojnë mirësitë derisa t’i humbasë të gjitha.
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ
“Sigurisht që Allahu nuk do ta ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut), përderisa ata vetë ta ndryshojnë vetveten (për mirë, duke ndryshuar shpirtin dhe punët e tyre).”
(Rra’d 11).
(Tarikul-Hixhretejn f. 271)
Përktheu: Besim Gjelaj