I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem!

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, në sëmundjen e tij nga e cila ndërroi jetë, thoshte:

“O Aishe, unë ende ndiej dhimbjen e ushqimit që hëngra në Hajber, dhe tani ka ardhur koha kur ndiej se më është këputur damari im kryesor për shkak të atij helmi.”

(Buhariu 4428)

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar në Librin e Tij ka treguar qartë se hebrenjtë kanë vrarë pejgamberë pa të drejtë, dhe gjithashtu tentuan të vrasin Isain alejhi selam. Po kështu, edhe Pejgamberi ynë, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem u ekspozua disa herë ndaj përpjekjeve të tyre për ta tradhtuar në Medinë. Ndër to ishte edhe rasti kur u ftua në një darkë, dhe një grua hebreje me emrin Zejneb bint Harith i solli një dele të helmuar. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem hëngri prej saj, por Allahu e shpëtoi nga vdekja në atë moment.

Në këtë hadith, Ummul-Mu’mininë Aisheja –radijAllahu anha– tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, gjatë sëmundjes së tij të fundit, thoshte:

“Ende ndiej dhimbjen e ushqimit që hëngra në Hajber”, domethënë, akoma e ndie në barkun e tim dhimbjen e atij mishi të helmuar që kisha ngrënë në Hajber.

Hajberi ishte një vendbanim i hebrenjve, me kështjella dhe toka bujqësore, rreth 173 km larg Medinës në drejtim të Shamit. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe muslimanët e sulmuan dhe Allahu ua dha atyre fitoren në vitin e shtatë të hixhretit.

Ka transmetime të ndryshme rreth fatit të çifutes Zejneb bint Harithit, e cila i ofroi Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem mishin e helmuar. Fillimisht Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk e vrau, por pasi sahabiu Bishër ibnul-Berra – radijAllahu anhu – ndërroi jetë pasi kishte ngrënë nga ajo dele, atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ia dorëzoi Zejnebin familjarëve të tij (Bishrit) dhe ata e vranë për hakmarrje (kisas).

Pra, Allahu i Madhëruar e ruajti Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem nga vdekja e menjëhershme në atë kohë, më pas iu shfaqën atij shenjat e helmit kur iu afrua afati i vdekjes salAllahu alejhi ue selem.

Ai, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kjo është koha kur ndiej se më është këputur abhari (damari kryesor që lidh zemrën – nëse këputet, njeriu vdes) nga ai helm.” Dhe kjo ndodhi rreth tri vjet pasi e kishte ngrënë.

Allahu ia bashkoi atij nderin e pejgamberisë me gradën e dëshmorit, kështu që ai salAllahu alejhi ue selem vdiq si Pejgamber dhe Dëshmor.

Pajtimi mes kësaj dhe fjalës së Allahut të Lartësuar: وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ “Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve” (Maide 67), është se ai ishte i mbrojtur nga vrasja me dhunë dhe me forcë (në mënyrë që ta ndalonin misionin e tij). Pas atij ushqimi (të helmuar), ai jetoi edhe disa vite duke luftuar, derisa Allahu i dha atij fitore të mëdha dhe u sigurua besimi i banorëve të Gadishullit Arabik. Ndërsa gjurmët e helmit mbetën tek ai, derisa Allahu e nderoi me gradën e dëshmorit për shkak të tij.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare, në vitin e njëmbëdhjetë të hixhretit, në Medinën pejgamberike.

Mësime nga hadithi:

Tregon pabesinë dhe armiqësinë e madhe të hebrenjve ndaj muslimanëve.

Kjo tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ishte njeri, se edhe ai prekej nga sëmundjet, dobësia dhe vdekja.

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button