Gjykimi për atë që mohon hyrjen e xhindit në trupin e njeriut!

Pyetja:
Cili është gjykimi për atë që mohon se epilepsia mund të shkaktohet nga xhindët?
Përgjigjja:
Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në librin e tij Zadul-Me’ad:
“Ata që mohojnë se epilepsia mund të shkaktohet nga xhindët janë injorantë dhe nuk kanë dije. Dija e tyre është thjesht dije materiale.”
Ai (Ibën Kajjimi) e ka refuzuar këtë mendim ashpër dhe ka thënë se sulmet e epilepsisë (të fikëtit) janë dy llojesh:
1. Një lloj që shkaktohet nga xhindët.
2. Një tjetër që vjen nga çrregullime të nervave për shkak të ndikimit të magjisë.
Ajo që ka thënë ai është e vërtetë, sepse është e njohur dhe e vërtetuar se disa prej të prekurve flasin përmes xhindit që është në trupin e tyre, dhe ai (xhindi) i flet atij që lexon (Kuranin) mbi të prekurin.
Ibën Kajjimi përmend një ngjarje që i ka ndodhur mësuesit të tij, Shejhul-Islam Ibën Tejmijes (Allahu e mëshiroftë):
“E sollën tek ai një njeri të prekur nga xhindi, dhe Ibën Tejmije filloi t’i lexonte (ajete nga Kurani). Gjatë leximit, xhindja femër që kishte hyrë në trupin e atij burri filloi t’i fliste Ibën Tejmijes. Ajo ishte një xhindeshë që kishte rënë në dashuri me atë burrë dhe i thoshte:
“Unë të dua. Unë e dua këtë njeri.”
Shejhul-Islam e këshilloi dhe i tha:
“Ai nuk të do!” — dhe kjo ishte e vërtetë, sepse ai njeri nuk e donte atë. Por ajo refuzonte të dilte.
Atëherë Shejhul-Islam filloi ta godiste trupin e burrit (por në realitet, goditjet shkonin te xhindeshja). Ai goditi derisa iu lodh dora, ndërkohë që burri nuk ndiente asgjë.
Atëherë xhindja i tha:
“Do të dal për respekt ndaj teje.”
Ibën Tejmije iu përgjigj:
“Jo, mos dil për respekt ndaj meje, por dil në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar padrejtësinë ndaj njerëzve.”
Atëherë xhindja doli.
Kur burri erdhi në vete, tha:
“Çfarë më solli mua këtu te Shejhu?” — sepse ishte sjellë nga familja e tij (pa qenë i vetëdijshëm). Ata i kishin bërë rukje dhe e kishin rrahur, por ai nuk kishte ndier asgjë nga rrahjet që i ishin bërë për të nxjerrë xhindin. Prandaj tha: “Çfarë më solli mua këtu te Shejhu?”
Pra, me rëndësi është të dihet se sulmet e të fikëtit janë dy llojesh:
1. Ato që shkaktohen nga çrregullimet nervore — këtë e njohin mjekët dhe mund të trajtohet, dhe shërohet me lejen e Allahut.
2. Ato që shkaktohen nga xhindët — këto shërohen me lexim të Kuranit. Sa e sa raste janë shëruar kur është lexuar mbi të prekurin nga xhindët, madje shpesh ndodh që xhindi të bërtasë: “Më lër, më lër!” — dhe nëse vazhdohet me lexim, ai detyrohet të dalë. Por ndodh që, nëse lexuesi (i Kuranit) vdes, xhindi mund të kthehet përsëri.
Tregohet gjithashtu se Imami Ahmed, Allahu e mëshiroftë, lexonte mbi një të prekur, dhe xhindi doli nga ai. Por, pas vdekjes së Imamit Ahmed, xhindi u kthye dhe hyri përsëri në të njëjtin trup. Atëherë erdhi një lexues tjetër dhe lexoi ajetet që lexonte edhe Imami Ahmed, por xhindi refuzoi të dalë, duke i thënë lexuesit:
“Ajetet janë të njëjtat, por lexuesi nuk është ai që ishte më parë (dmth.: Imam Ahmedi)!”
Unë ju këshilloj, Allahu ju begatoftë, për të qenë të mbrojtur nga e keqja e këtyre xhindëve agresorë, që të keni kujdes dhe të përkushtoheni në leximin e dhikreve nga Kurani dhe lutjeve profetike, si dhe në leximin e ajeteve të Kuranit — siç është leximi i Ajetul-Kursisë — me bindjen se Allahu të mbron me të.
Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush e lexon Ajetul-Kursinë në mbrëmje, vazhdimisht do të jetë në mbrojtje të Allahut dhe nuk do t’i afrohet shejtani derisa të zgjohet.”
Dhe pasi njerëzit u larguan nga dhikret dhe lutjet e sheriatit, tani janë shtuar rastet e ndikuara nga xhindët, dhe ata po luajnë me njerëzit.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Likail-Babil-Meftuh • nr. 197 |.
Përktheu: Besim Gjelaj