Dispozita e letrave në të cilat përmendet Allahu!

Pyetja:

Për shkak të punës sime, më bien në dorë letra dhe dokumente në të cilat përmendet Allahu. Çfarë është e detyrueshme të bëhet me ato letra?

Përgjigjja:

Këto letra në të cilat përmendet Allahu duhet të ruhen dhe të mbrohen nga nënçmimi e përdhosja, derisa të përfundojë nevoja për to.

Kur të përfundojë puna me to dhe të mos ketë më nevojë për to, atëherë duhet të varrosen në një vend të pastër, ose të digjen, ose të ruhen në një vend që i mbron nga nënçmimi, si në dollapë, rafte dhe të ngjashme me to.

Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet ndihmë.

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!

(Mexh’mu-ul-Fetawa, 6/495)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button