Vlera e refuzimit të bidatçive!

Vlera e refuzimit të bidatçive!

Shejhul-Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sa u përket kokave të bidatçinjve, atyre që ndjekin ideologji në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin, apo që kryejnë adhurime që bien ndesh me to – sqarimi i gjendjes së tyre dhe paralajmërimi i umetit ndaj tyre është obligim me konsensusin e të gjithë muslimanëve.

Madje i është thënë Ahmed ibën Hanbelit (Allahu e mëshiroftë): ‘Një njeri që agjëron, falet dhe qëndron në itikaf – a është më i dashur për ty, apo ai që flet kundër ithtarëve të bidatit?’ Ai u përgjigj: ‘Nëse ai ngrihet, falet dhe qëndron në itikaf, këtë e bën për dobi të vetes së tij. Ndërsa nëse flet kundër ithtarëve të bidatit, ai e bën këtë për të mirën e muslimanëve – dhe kjo është më e vlefshme.’

Kështu, ai sqaroi se dobia nga kjo (kritika ndaj ithtarëve të bidatit) është e përgjithshme për muslimanët në çështjet e fesë së tyre – dhe kjo është e ngjashme me xhihadin në rrugën e Allahut. Sepse pastrimi i rrugës së Allahut, fesë së Tij, metodologjisë dhe ligjit të Tij, dhe largimi i padrejtësisë e i sulmeve të këtyre (pasuesve të bidatit), është një detyrim kolektiv, sipas konsensusit të muslimanëve.

Po të mos ishte që Allahu cakton dikë për të larguar dëmin e tyre, feja do të prishej. Dhe prishja e fesë është më e rëndë se marrja nën kontroll e ndonjë vendi musliman nga armiku i jashtëm agresiv. Sepse, nëse ata (armiqtë e jashtëm – pabesimtarët) marrin pushtetin në ndonjë vend musliman, ata nuk e prishin zemrën dhe çfarë ka në të nga feja, përveçse si pasojë e asaj që ndodh më pas. Ndërsa këta (pasuesit e bidatit) e prishin zemrën që në rrënjë.”

(Mexh’mu-ul-Fetava 28/231)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button