Mallkimi

👉 Mallkimi dhe domethënia e tij❗

Po ata që këtë lloj mallkimi i’a bëjnë besimtarëve musliman, sa e rëndë është! E thonë pa pikë hezitimi dhe problemi, sikur është lëvdatë dhe jo mallkim (Allahu na ruajt)⁉️

📜 Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu mëshiroftë.

Mallkim do të thotë: Largim dhe përjashtim nga mëshira e All-llahut të lartësuar, nëse thua: O All-llahu im mallkoje filanin, ti do të thotë ke për qellim që All-llahu ta largojë dhe përjashtoj nga mëshira e Tij, All-llahu na ruajt.

Për këtë mallkimi i personit të caktuar konsiderohet nga mëkatet e mëdha, do të thotë nuk lejohet që të mallkohet personi i caktuar, duke thënë:

O All-llahu im, mallkoje filanin, ose Mallkimi i All-llahut qoftë mbi ty, apo ngjashëm me ketë.

Sa që edhe nëse është pa besimtarë, mirëpo akoma është gjallë, gjithashtu nuk lejohet mallkimi i tij, ngase Pejgamberi sal All-llahu alejhi ue sel-lem kur filloj t’i mallkojë disa, duke thënë: o All-llahu im mallkoje filanin, o All-llahu im mallkoje filanin, duke i cekur me emra, atëherë All-llahu i lartësuar i tha: “Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë” (Ali Imran 128).

Ka disa njerëz, xhelozinë që e kanë, ajo e shtyn që ta mallkojë ndonjë person konkret që edhe nëse është pa besimtarë nuk lejohet, ngase ti nuk e di, ndoshta All-llahu e udhëzon.

Sa prej njerëzve ishin agresiv ndaj muslimanëve dhe islamit, mirëpo i udhëzoi All-llahu dhe u bënë prej me të mirëve nga robërit e All-llahut besimtarë!

T’ju sjellim një shembull konkret, Umer ibën Hatab, radijAll-llahu anhu, njeriu i dytë pas Ebu Bekrit në këtë umet, ishte prej armiqve me të ashpër ndaj islamit, mirëpo All-llahu ia hapi gjoksin dhe e pranoj islamin.

Halid ibën Velid, radijAll-llahu anhu, i luftojë muslimanët në betejën e Uhudit, ishte prej atyre që iu shkaktojë muslimanëve disfatë dhe humbje, po ashtu Ikremete ibën Ebi Xhehel, e shumë prej sahabëve të mëdhenj të cilët ishin prej armiqve me të ashpër ndaj islamit, mirëpo All-llahu i plotfuqishëm i udhëzoi.

Për këtë All-llahu i lartësuar thotë: “Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’ua pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë” (Ali Imran 128).

Kurse, nëse vdes njeriu si pa besimtarë, e dimë që ka vdekur si pa besimtarë, nuk ka të keqe që ta mallkojmë, ngase është humbur shpresa nga udhëzimi i All-llahut ndaj tij, ngase ka vdekur në kufër.

Mirëpo, çfarë është dobia nga mallkimi i tij, ndoshta kjo mund të hyjë në fjalën e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue sl-lem: “Mos i ofendoni të vdekurit, ngase ata shkuan tek ajo që e punuan”.

Ne i themi këtij njeriu që e mallkon pa besimtarin i cili ka vdekur në kufër, i themi: mallkimi yt ndaj tij nuk ka dobi në realitet, sepse ai vetëm së e ka merituar përjashtimin dhe largimin nga mëshira e All-llahut, ai assesi nuk bënë pjesë në mëshirën e All-llahut, përkundrazi është nga banorët e përhershëm të zjarrit.

Gjithashtu edhe kafshët, nuk lejohet të mallkohet kafsha, deveja, gomari, lopa, delja, nuk lejohet që t’i mallkosh këto, insheAll-llah do të flasim prapë tek hadithet tjera.

📝 Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë.

📚 Sherh Rijadus-salihin (4/117-118).
✍Përktheu: Besim Gjelaj.

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button